Lajme

Në Elbasan postbllok policie, ndalohen makinat që udhëtojnë drejt kryeqytetit

Prej mëngjesit të kësaj të diele, ndërsa në Tiranë protestohet pas shembjes së Teatrit Kombëtar, duket se Ministria e Brendshme ka marrë masat që të pengojë hyrjen e qytetarëve drejt kryeqytetit.

Mësohet se në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bradasheshit” në hyrje të autostradës Elbasan “Tyneli i Krrabës-Tiranë” është ngritur një postbllok policor me shërbime të përforcuara pas një urdhri të posaçëm të Ministrisë së Brendshme.

Pas ngritjes së këtij postblloku policor është paralizuar plotësisht qarkullimi i të gjitha llojeve të automjeteve drejt kryeqytetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë