Qeveria prej ditës së djeshme është zhvendosur në Durrës në një mbledhje dyditore. Kryeministri Edi Rama dje dhe sot ka shpalosur disa projekte për qytetin bregdetar, por jo vetëm. Në konferencën e sotme, shefi i qeverisë shqiptare deklaroi se në Durrës do të fillojë ndërtimi i terminalit të parë për kroçierat, pasi ka një interes të madh. Gjithashtu Rama u shpreh se po studiohet mundësia jo vetëm për rindërtimin, por edhe zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, ndërsa së shpejti do të fillojë ndërtimi i linjës hekurudhore që lidh Durrësin me Tiranën dhe Rinasin.
Rruga Tiranë- Durrës duhet rindërtuar dhe zgjeruar, studimi përfundon në korrik. Qëllimi është për të rritur kontaktin me Durrësin dhe rindërtimin e shfrytëzimin pa pagesë të rrugës së vjetër Tiranë-Ndroq-Plepa. Po ashtu standardizimi i rrugës Plepa-Kavajë-Rrogozhinë. Rrugë e re Kashar-Rrogozhinë do të shkurtojë ndjeshëm lidhjen me bregdetin e Jonit. Së shpejti do të fillojë ndërtimi i linjës hekurudhore që lidh Durrësin me Tiranën dhe Rinasin, që hap rrugën e një numri të caktuar ndërhyrjesh në infrastrukturën hekurudhore, duke fuqizuar portin e Durrësit për të ndikuar në ekonomi. Po diskutojmë sistemin e terminaleve të kroçierave, nuk kemi asnjë. Në Durrës do të ndërtohet terminali i parë i standardeve europiane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.