Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian shpenzojnë një pjesë më të madhe të të ardhurave të tyre dhe të familjes në alkool sesa çdo vend tjetër. Të dhënat e fundit të nxjerra nga Eurostat të martën, tregojnë se familjet në të gjithë BE shpenzuan më shumë se 130 miliardë euro për alkoolin vitin e kaluar.
Në vitin 2017, Estonia arriti të shpenzojë pjesën më të madhe të të ardhurave në alkool, me 5.2%, pasuar nga Letonia (4.9%) dhe Lituania (4%).
Tre shtetet baltike u pasuan nga Polonia (3.5%), Republika Çeke (3.3%) dhe Hungaria (3%).
Në anën tjetër të shkallës, Spanja isht vendi në fund të renditjes sa i përket shpenzimeve në alkool, me 0.8%, ndërsa Italia dhe Greqia me 0.9%.
Europa ka nivelet më të larta të konsumit të alkoolit në botë, si edhe numrin më të madhe të të gjitha vdekjeve që i atribuohen konsumit të alkoolit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Ndërkohë që Estonia kryesonte listën e shpenzimeve për familje, kohët e fundit vendi është lavdëruar nga WHO për futjen e rregulloreve të reja mbi disponueshmërinë, çmimin dhe tregtimin e alkoolit. /Euronews
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




