Gazeta Si - Arben Dervishaj, i arrestuar në dhjetor 2022 për çështjen e inceneratorëve, ka kërkuar sërish zbutje të masës së sigurisë, me pretendimin se ka probleme shëndetësore.
Këtë të hënë, GJKKO pranoi kërkesën për caktimin e ekspertëve mjekësorë që do të verifikojnë nëse ai rrezikon të qëndrojë ose jo prapa hekurave.
Zv.presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa avokatët e tij kanë pretenduar se ai vuan nga probleme shëndetësore. Tre mjekët ekspertë, u paraqitën në GJKKO, ku u betuan para togave të zeza.
Pak kohë më parë në paraburgim, humbi jetën Enver Sheshi nga ataku kardiak, i arrestuar po për llogari të hetimit në lidhje me inceneratorin e Fierit.
Dervishaj, supervizor i punimeve në inceneratorin e Fierit, akuzohet se paraqiste raporte fiktive në ministritë e linjës, duke lejuar administratorët të përfitonin para për punë publike të pakryera ndodnjëherë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.