Lajme

Në bashkitë që drejtonte LSI s’ka protesta. Betohen kryebashkiakët e rinj

Ditën e sotme është konstituuar Këshilli i Ri Bashkiak i Bashkisë Gjirokastër.
Përpara këshilltarëve të rinj është betuar kryebashkiaku i ri i dalë nga votimet e 30 qershorit, Flamur Golemi.
Në krye të Bashkisë Gjirokastër, Golemi pason Zamira Ramin e LSI-së. Flamur Golemi la mandatin e deputetit të fituar në zgjedhjet e 25 qershorit 2017 për të marrë drejtimin e kësaj bashkie.
Po ashtu është betuar edhe kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra si dhe është konstituuar këshilli i ri bashkiak.
Gurra ka marrë sot zyrtarisht mandatin e dytë radhazi, që erdhi pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kastriot Gurra

Po ashtu u betua kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo dhe ai i Cerrikut Andis Salla. Ditën e djeshme u betuan edhe kryebashkiakët e Krujës, Pustecit dhe Kucovës.
Konstituimi i këshillave bashkiakë ka rezultuar problematik në bashkinë Devoll dhe Kavajë, pasi mbështetësit e Partisë Demokratike u mblodhën para bashkive përkatëse duke mos njohur kandidatët e dalë nga 30 qershori.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë