Që kur Argjentina fitoi Kupën e Botës, tatuazhistët janë “të mbytur” me punë pasi të gjithë duan të bëjnë tatuazh Messi-n.
“E dija që shumë njerëz donin të bënin tatuazhet e Messit dhe ekipit, sepse më kishin rezervuar që para finales”, tha tatuazhisti Sebastian Arguello Paz, i veshur me fanellën e portierit Emiliano Martinez.
“Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të kishte një radhë në dyqan ditën tjetër”.


Një ditë pasi Argjentina mundi Francën me penallti, Arguello tha se telefoni në studion e tij binte pa pushim me pyetje në lidhje me tatuazhet e Messit, Kupës së Botës dhe flamujt e Argjentinës.
“Kisha vendosur të mos bëja më shumë tatuazhe, por kur pashë Messin duke ngritur kupën, u binda se ky djalë e meritonte një tatuazh”, tha Ramiro Solis, 44 vjeç.
Nga studioja e Andres de Winter, Cristian Grillo bëri një tatuazh, një fanelle me numrin 10 të Messit duke thënë se donte të bënte tatuazh diçka “ndryshe, të veçantë, ashtu si ai”.


De Winter thotë se ka bërë edhe tatuazhe të të gjithë skuadrës së Argjentinës.
Klientë janë edhe të moshuar.
“Kur Messi tha “Çfarë po shikon, budalla?”, e dija që nëse fitonim, do ta bëja tatuazh”, tha Maria Celia Compagno, 68 vjeç. Ajo tani ka bërë tatuazh këtë frazë në parakrah.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




