Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë 2022-shit numri i ndërmarrjeve aktive në vend u rrit me 9% duke arritur në 113.460. në rritje raportohet edhe numri i të punësuarve, 547.942 në total dhe numri i shitjeve të kryera, +27%.
Biznesi dominohet nga aktiviteti tregtar, 37% të totalit të ndërmarrjeve, ndjekur nga shërbimet, 15.3%. Sipas numrit të të punësuarve, të njëjtat biznese mbajnë në punë 65% të forcës punëtore. 35% është e punësuar në industrinë nxjerrëse, përpunuese e ndërtim.
Në total, shitjet neto për 2022-shin, arritën vlerën e 3.359 mld lekëve, me shërbimet si kontribuuesin më të madh.
Shitjet neto për një të punësuar për vitin 2022 kanë qenë 6.131 mijë lekë nga 5.108 mijë lekë për të punësuar rezultuar në vitin 2021. Ky tregues është më i lartë tek prodhuesit e të mirave (6.152 mijë lekë për të punësuar), në krahasim me prodhuesit e shërbimeve (6.119 mijë lekë për të punësuar).
Sipas madhësisë, mbi 98 mijë ndërmarrje janë mikro ose të vogla, me 1 deri në 4 të punësuar. Ndërkohë 1.486 janë ndërmarrje të mëdha me mbi 50 të punësuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.