Shqiptarët gjatë vitit 2019 kanë shpenzuar më shumë për pije alkoolike dhe duhan se vitin paraardhës (2018-të).
Sipas INSTAT, familjet shqiptare kanë shpenzuar vitin e kaluar mesatarisht 3.077 lekë në muaj për duhan dhe pije akoolike me një rritje prej 16,4 % krahasuar me vitin 2018.
Teksa kanë ulur shpenzimet mesatare mujore për ushqime me 2,5 %.
Familjet shqiptare kanë shpenzuar për ushqime gjatë 2019-ës 33.952 lekë në muaj krahasuar me 34.837 lekë që shpenzonin mesatarisht në muaj gjatë vitit 2018-të.
Gjatë vitit të shkuar familjet shqiptare kanë rritur shpenzimet gjithashtu për veshje dhe këpucë me 31,5 %, për banesën dhe fatura të tjera me 3,8%, mobilim shtëpie me 11,8%, shëndet 10,3 %, komunikim 10,2 %, argëtim dhe kulturë 54,3%, arsim 10,1%, restorante dhe hotele 11,8%.
Përpos ushqimit, familjet shqiptare kanë ulur gjithashtu edhe shpenzimet mesatare mujore për transport me 5,5%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.