Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria është një nga tre shtetet që do të përjetojë përgjysmim të lindjeve në 25 vitet e ardhshme.
Parashikimi i bërë nga OKB, thotë se Shqipëria do të shpopullohet për shkak të lindshmërisë së ulët dhe emigrimit të të rinjve.
Sipas raportit, gratë sot lindin mesatarisht një fëmijë më pak se në vitet 1990, kur shkalla globale ishte ishte 3.3 fëmijë për grua. Rënia parashikohet të vazhdojë deri në fund të shekullit, duke arritur në 1.8 lindje për grua deri në vitin 2100 .

OKB vë në dukje se projeksioni i normave të lindshmërisë deri më tani në të ardhmen është subjekt i pasigurive të mëdha. Me 2024 shkalla totale e fertilitetit në rang global ishte 2.2 lindje për grua, shumë më e ulët se vlera e parashikuar për të njëjtin vit mbi një dekadë më parë në 2013, me 2.4 fëmijë për grua.
Në matjet e Censusit të vitit 2023 nga INSTAT, rezultoi se për shkak të emigracionit, popullsia e Shqipërisë është pakësuar me 400 mijë qytetarë në 12 vitet e fundit, ndërkohë që shtesa natyrore sa vjen dhe reduktohet.
Një raport i mëhershëm i Organizatës Botërore për Emigracionin, parashikonte se popullata e fëmijëve 0-19 vjeç në Shqipëri do të pësojë rënie me 47% deri në vitin 2050, ndërsa popullsia mbi 65 vjeç do të zgjerohet me 56%.
Në njw tjetwr studim, “Perspektivat e Popullsisë”, OKB parashikon raportin midis të rinjve dhe të moshuarve në Shqipëri, që zmadhohet progresivisht nga viti në vit.
Për 2024-s, ky raport që tregon varësinë e pjesës më të plakur të popullsisë, në raport me më të rinjtë, duke u bazuar në moshën e punës, është 39.5%. OKB parashikon që deri në fund të vitit 2030, ky raport do të jetë 46.7%, pra me një rritje të fortë të moshës madhore, kundrejt të rinjve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.