Gazeta Si – Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të naftës dhe benzinës, duke filluar nga pasditja e të martës.
Mësohet se nga sot, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, një litër naftë do të shitet me 232 lekë, kurse një litër benzinë me 224 lekë.
Ndërkohë, një litër gaz do të shitet me 100 lekë për litër, me përjashtim të atij që përdoret për gatim, të cilit do t’i zbritet akciza.
Bordi vendosi çmimet:
232 Lekë/litri për gazoilin;
224 Lekë/litri për benzinën;
100 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 10.5.2022, ora 18.00, deri në mbledhjen e ardhshme, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




