Biznes

Ndryshimet e shpeshta fiskale shqetësojnë biznesin shqiptar

Nga Gazeta 'SI' - Paqëndrueshmëria e qeverisë së Shqipërisë në aspektin tatimor ka shqetësuar bizneset.

Sipas një ankete të Këshillit të Investimeve, bizneset nuk kanë shumë informacion për ndryshimet e shpeshta në këtë drejtim dhe po ashtu janë të shqetësuar për interpretimet e legjislacionit.

Në analizën tonë, shkruan KI,  kërkohet transparencë më e madhe në bërjen publike dhe lehtësisht të aksesueshme të manualeve dhe vendimeve tatimore, për shembull, vendimet/udhëzimet ligjore dhe teknike për çështje specifike tatimore të tatimpaguesve, të cilat mund të shërbejnë si një mjet për unifikimin e praktikave administrative tatimore, dhe përmirësimi i pajtueshmërisë tatimore pa kosto të mëtejshme dhe/ose ndryshime ligjore.

Në këtë kategori bëjnë pjesë edhe vendimet e strukturave të apelimit tatimor, të cilat janë instrumente efektive për vetëkorrigjimin e administratës dhe tatimpaguesve, ndaj vendime të tilla duhet të publikohen në mënyrë sistematik.

“Çështjet e përsëritura të përgjigjeve të vonuara, që kërkojnë kohë, jo të plota dhe/ose jokonsistente ndaj çështjeve tatimore të ngritura nga tatimpaguesit janë çështjet më të përhershme të theksuara nga biznesi, të cilat çojnë në përshkallëzim të kostove të pajtueshmërisë tatimore, vonesa dhe mungesë sigurie për shkak të dyshimeve” thuhet në raport.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë