Rend dhe Ligj

Ndryshime në radhët e shefave të komisariateve në Policinë e Shtetit

Gazeta Si – Në kuadër të ristruktutimit të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku ka firmosur disa ndryshime.

Në Komisariatin nr 2 në Tiranë, është emëruar Loard Sallaku, i cili më herët ka mbajtur detyrën e shefit të komisariatit Krujë.

Në Shkodër shef komisariati është emeruar Idriz Daulle, pasi më parë ka mbajtur detyrën e shefit të rendit në drejtorinë e Tiranës.

Oltian Agolli është emeruar shef i policisë Sarandë, duke zëvendësuar Klodian Kondin, i cili tashmë do të shkojë në Policinë e Pogradecit.

Edhe Drejtoria e Vlorës ka pasur ndryshime. Elton Alushi është emëruar zv.drejtor për hetimin e krimeve.

Ndërsa në komisariatin e Devollit është emëruar Kreshnik Alimadhi.

Lidhur me ndryshimet e reja të strukturës së Policisë së Shtetit, pritet që të ketë edhe lëvizje të tjera, duke mos përjashtuar edhe kupolën drejtuese të policisë kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë