Rend dhe Ligj

Ndryshime në polici, lëvizin disa shefa komisariatesh

Gazeta Si – Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur një sërë ndryshimesh në nivel drejtuesish, të cilat prekin shefat e komisariateve nga juglindja deri në veri të vendit.

Sipas burimeve, Luan Sinaj, ish-shef i Komisariatit të Krujës, është transferuar në Pogradec, ndërsa vendin e tij e ka zënë Santiljano Ndreu, më parë shef i Krimeve në Komisariatin nr.5 në Kamzë. Po ashtu, Gentian Dedej është emëruar shef i Komisariatit të Bulqizës.

Këto ndryshime vijnë vetëm pak orë pas rrokadës në qeveri të kryeministrit Edi Rama. Besfort Lamallari, i cili nga shtatori mbante postin e ministrit të Drejtësisë, u emërua ministër i Brendshëm, një detyrë më parë e mbajtur nga Albana Koçiu, e cila tashmë është zv.kryeministre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë