Rend dhe Ligj

Ndryshime drejtorësh në polici për 3 qarqe

Gazeta Si – Në Policinë e Shtetit janë bërë disa ndryshime në nivel drejtuesish, ku synohet forcimi i punës operative dhe të koordinimit në terren në qytete kryesore të vendit.

Në qarkun e Korçës, drejtuesi Vilson Bala është emëruar në detyrë si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë. Bala ka një karrierë të gjatë në struktura të policisë vendore dhe pritet të marrë drejtimin e punës policore në zonë.

Po ashtu, drejtuesi Islor Islami, është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të policisë  Lezhë, ku do të udhëheqë punën e uniformave dhe shërbimeve të përgjithshme të sigurisë për qytetarët në këtë zonë.

Një tjetër emërim i rëndësishëm, është ai i drejtuesit Afrim Tafa, i cili është emëruar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Ndërkohë, në Elbasan, Drejtori aktual i Drejtorisë Vendore të Policisë, drejtuesi Fatmir Hoxha, ka rifituar detyrën pas rezultateve të larta të arritura gjatë fundvitit 2025.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i ka revokuar dorëheqjen dhe e ka konfirmuar vazhdimin e tij në drejtimin e DVP Elbasan për shkak të punës së suksesshme që ai ka bërë në drejtim të sigurisë dhe zbatimit të ligjit në qark.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë