Gazeta Si – Dy shqiptarë janë arrestuar në Viçenca dhe një tjetër është shpallur në kërkim me akuzën e trafikimit të 13 kg marijuanë e hashash si dhe 7 kg kokainë.
Mediat italiane raportojnë, se nëse sasia e drogës do të shitej në tregun me pakicë, do t’i sillte organizatave kriminale një përfitim rreth 1 milionë euro.
Bëhet fjalë për shitësin e makinave Ahmet Balla, 43 vjeç, me vendbanim në Vicenza dhe Mario Kertusha, i njohur ndryshe edhe Mario Negoi, 30 vjeç.
Mbikqyrja e një zone të caktuar, ka çuar në urdhrin e kontrollit të një automjeti, ku po udhëtonin dy shqiptarë, të cilët nuk iu përgjigjën sinjalit të ndalimit nga policia.



Për disa minuta, si në një film aksion, ka vazhduar ndjekja e tyre në rrugët e qytetit dhe më pas në autostradën A4 Montebello Vincentino.
Pas 5 km arrati, makina e tyre është përplasur me bordurat në anë të rrugës, ndërsa njëri prej tyre ka mundur të arratiset në zonën fushore në buzë të autostradës.
Në automjetin e shqiptarëve janë gjetur12 kg marijuanë e hashash. Kontrolli policor ka vazhduar më pas në banesën ku u panë të dilnin dy shqiptarët para se të nisnin udhëtimin e tyre me automjet e me ndihmën e qenve antidrogë, kanë gjetur në banesë 7 kg kokainë e 1 kg tjetër hashash, si dhe një pistoletë tip “Beretta”, model 84 F e 12 fishekë, që ka rezultuar e vjedhur, 14 mijë euro, 4.000 franga zvicerane, peshore e instrumente për konfeksionim e dozave të drogës. Hetimet janë ende në vazhdim, përfshirë edhe shqiptarin e tretë qëvijon të jetë në arrati.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




