Lajme

Ndikimi i Covid-19 në turizmin global, humbjet 3 herë më të mëdha se kriza e 2009-ës

Besimi i aktorëve të turizmit në rënie të vazhdueshme

Kontributi i madh negativ i COVID-19 në turizmin ndërkombëtar tani është bërë i qartë, me të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit (OBT) që tregojnë se kostoja deri në maj ishte tashmë tre herë më shumë se ajo e Krizës Ekonomike Globale 2009.

 Ndërsa situata vazhdon të zhvillohet, agjensia e specializuar e Kombeve të Bashkuara ka dhënë pasqyrën e parë gjithëpërfshirëse mbi ndikimin e pandemisë, si në numrin e turistëve, ashtu edhe në të ardhurat e humbura.

Edicioni i fundit i Barometrit Botëror të Turizmit OBT tregon se bllokimi pothuajse i plotë i imponuar në përgjigje të pandemisë çoi në një rënie prej 98 përqind të numrave ndërkombëtarë të turistëve në maj, krahasuar me 2019.

Barometri tregon gjithashtu për 56% -rënie vjetore në mbërritjet turistike mes janarit dhe majit. Kjo shifër përkthehet nga një rënie prej 300 milion turistësh dhe 320 miliardë dollarë amerikanë të humbur në faturat e turizmit ndërkombëtar – më shumë se tre herë humbje gjatë Krizës Ekonomike Globale të 2009.

Rënia dramatike në turizëm vë në rrezik jetesën e miliona njerëzve

Sekretari i Përgjithshëm i OBT-së, Zurab Pololikashvili shprehet se: “Këto të dhëna të fundit sqarojnë rëndësinë e rifillimit të turizmit sa më shpejt që të jetë e mundur dhe e sigurt. Rënia dramatike në turizmin ndërkombëtar vë në rrezik jetësën e shumë milionë njerëzve, përfshirë ato në vendet në zhvillim. Qeveritë në çdo rajon të botës kanë një përgjegjësi të dyfishtë: të japin përparësi shëndetit publik, ndërsa gjithashtu të mbrojnë vendet e punës dhe bizneset.

Ata gjithashtu duhet të ruajnë frymën e bashkëpunimit dhe solidaritetit që ka përcaktuar përgjigjen tonë ndaj kësaj sfide të përbashkët dhe të jenë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm në vendimmarjet që të mos rezultojnë të njëanshme dhe të rezultojnë me dëmtimin e  besimit që kemi punuar kaq shumë për ta ndërtuar. “

Rifillimi me hapa të ngadaltë, por besimi i ulët

Në të njëjtën kohë, OBT gjithashtu shenjon një ndryshim gradual dhe të kujdesshëm të trendit, veçanërisht në hemisferën veriore dhe veçanërisht pas hapjes së kufijve përgjatë Zonës Shengen të Bashkimit Europian më 1 korrik.

Ndërsa turizmi po kthehet ngadalë në disa destinacione, Indeksi i Besimit i OBT ka rënë, si për vlerësimin e periudhës Janar-Prill 2020, ashtu edhe për perspektivat për maj-Gusht. Shumica e anëtarëve të Panelit të ekspertëve të turizmit të OBT presin që turizmi ndërkombëtar të rimëkëmbet deri në gjysmën e dytë të vitit 2021, i ndjekur nga ata që presin një rikthim në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.

Grupi i ekspertëve globalë tregon për një seri rreziqesh të ngadalta siç janë kufizimet e udhëtimit dhe mbylljet e kufijve që akoma ekzistojnë në shumicën e destinacioneve, tregjet e mëdha dalëse si Shtetet e Bashkuara dhe Kina që janë të bllokuara ende, shqetësimet që lidhen me sigurinë në udhëtim, një valë të dytë të mundshme të virusit dhe rreziqet e bllokimeve të reja ose të kufizimeve të reja të mundshme. Për më tepër, shqetësimet për mungesën e një informacioni të besueshëm dhe përkeqësimin e një mjedisi ekonomik tregohen si faktorë që peshojnë besimin e konsumatorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë