Gazeta Si – Dinamo dhe Kukësi përsëritën rezultatin që regjistruan pak orë më parë Egnatia dhe Erzeni, 3-2. Ishte një ndeshje thriller ajo që u luajt në stadiumin ‘Niko Dovana’ të Durrësit, me episode të çuditshme dhe e vendosur nga një gol në sekondën e fundit, në favor të Dinamos.

Skuadra kryeqytetase shënoi në pjesën e parë dy gola brenda një minute, me autorë Vilën dhe Denison. U duk se ndeshja mori rrjedhën drejt fitores së Dinamos, por në pak minuta kjo skuadër gati hodhi poshtë gjithçka. Kukësi barazoi në 2-2 në fundin e ndeshjes.
Për të disatën herë Dinamos i ndodh që të përjetojë makthe të tilla, duke shpërdoruar avantazhin e dyfishtë. Por këtë herë pati fatin në anën e saj, sepse në minutën e 6-të shtesë kapiteni Hoxha realizoi golin e fitores.
Dinamo i largohet fundit të tabelës së renditjes, duke u ngjitur në vend të 5-të, me pikë të barabarta me Skënderbeun (25) dhe me një ndeshje më pak, pikërisht atë me korçarët. Kukësi mbetet në fundin e tabelës dhe mbijetesa në Superiore vështirësohet edhe më shumë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




