Mbrëmjen e së enjtes pritet të luhet ndeshja Shqipëri – Çeki, në kuadër të kualifikimeve të EURO 2024.
Ndërsa organizatorët janë duke kryer përgatitjet e fundit për të garantuar kushte sa më optimale për mbarëvajtjen e ndeshjes, një detaj interesant është filmuar nga brenda stadiumit “Air Albania”.
Në disa foto shihet se në të gjithë hapësirën e tribunës qendrore dhe asaj VIP janë vendosur qeleshe, që do të jenë në dispozicion të tifozëve që kanë zënë vendet aty për të shijuar spektaklin e kuqezinjve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.