Gazeta Si - Prokuroria e Tiranës, ka marrë të pandehur 10 persona, të cilët dyshohet se kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme, duke falsifikuar dokumentet 7 vila në zonën e Mulletit pranë Tiranës.
Sipas një njoftimi për mediat, Prokuroria e Tiranës njofton se të pandehur janë marrë shtetasit, Armand Prelezi, Klevis Bregu, Manush Teqja, Florian Zela, Abaz Teqja, Tefta Visha, Dorina Dushku, Arblin Harizi dhe Gani Moka.
Sipas prokurorisë, Armand Prelezi dhe Klevis Bregu, në cilësinë e arkitektit, akuzohen për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, ndërsa 8 shtetasit e tjerë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
Gjithashtu, Prokuroria ka vendosur në sekuestro preventive të gjitha objektet e ndërtuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.