Transporti publik në Shqipëri është kaotik dhe me probleme..
Kjo është ajo çfarë identifikion një raport i Komisionit Europian që i është dërguar Komisionit të Ekonomisë të Kombeve të Bashkuara.
“Shumcia e ndërtimeve të reja në Shqipëri në dy dekadat e fundit është ndërtuar pa lehtësitë e parkimit të makinave dhe si rezultat i kësaj makinat parkohen në rrugë duke u bërë shkak për tarfik të rënduar. Këmbësorët janë grupi që e vuan më shumë situatën aktuale në termat e pamjaftueshëmrisë së lehtësive të kalimit në rrugë” thuhet në raport.
Me gjithë disa ndryshime të vogla pozitive, citon raporti, “Gjatë viteve të fundit as infrastruktura e transportit dhe as shërbimet e tij nuk kanë mbajtur të njëjtin ritëm me të cilin është rritur popullsia dhe rritja e numrit të makinave private. Këto ndryshime gjithmonë e më shumë kanë nxitur kërkesën për infrastrukturë më eficente si dhe plane të integruara për zhvillimin urban dhe menaxhimin e trafikut në qytetet e mëdha.”
Gjithashtu për KE-në, mungesa e rrugëve me kapacitetin e përshtatshëm të trafikut pengon funksionimin normal të transportit publik dhe aksesin në të, ndërkohë që në disa zona të qytetit është shkak potencial për aksidente. Rpaorti vijon më tej se “Bllokimi i pjesëve anësore të rrugëve është shkaku më i madh i bllokimit të trafikut duke përkeqësuar shërbimin dhe duke ngadalësuar lëvizjen e trafikut”
Raporti thekson se ndryshimet e pritura nuk vijnë për shkak të mungesës së angazhimit.
“Përfshirja e përmiriësimeve të sigurisë rrugore urbane ka qenë e ngadaltë dhe zbatimi nuk kufizohet nga mungesa e njohurive por nga mungesa e angazhimit dhe jo adekuat të kapaciteteve insiucionale. Shumë pak projekte sigurie janë fokusuar në problemet urbane apo zgjidhjet por ka pasur një rritje të theksit për përdoruesit më të rrezikuar në rrugë sidomos ata në qytete të mëdhenj. Ka shumë pak të dhëna mbi reduktimin e aksidenteve nga përmirëismi në transportin urbvan por ka disa rezultate prmetuese nga përmirësimet në kryqëzime ndërtimi i korsive të ndara për mjetet jomotorike si dhe prezantimin e pajisjeve për rregullimin e trafikut”
Për masat që duhen marrë, raporti sugjeron se Shqipëria duhet të bëjë rritje e kapaciteve lokale duke ndërgjegjësuar se çështjet e sigurisë rrugore kanë rëndësi të njëjtë si kur bëhet fjalë për transportin kombëtar ashtu edhe për atë interurban dhe urban. Gjithahstu duhet të qartësohen përgjegjësitë për sigurinë rrugore në nivelin e qeverisjes vendore e lidhur kjo me reformën ligjore, rregullatoret si dhe ofrimin e trajnimit apo asistencën teknike në ngritje të kapaciteteve për autoritetet lokale.
Një tjetër sugjerim që për KE-në shihet me rëndësi është pronësia nga aktorët lokalë dhe pjesëmarrja e komunitetit lokal për zbatimin e suksesshëm të masave lokale të sigurisë rrugore. Ajo përfshin forcimin e kapaciteteve dhe bashkëpunim më të mirë midis të gjitha agjencive / palëve të interesuara lokale dhe konsultimeve publike me banorët. Studime dhe analiza të nevojave të grupeve të ndryshme të përdoruesve të rrugës, sidomos këmbësorë, motoçiklistë dhe çiklistët duhet të jenë një kontribut i rëndësishëm për planet lokale të sigurisë rrugore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.