Nga Gazeta ‘SI’ – Një studim i fundit në Shqipëri përllogarit në shifra humbjet që kanë shkaktuar ndërtimet masive në vend bashkë me prishjen e cilësisë së jetesës, specifikisht në kryeqytet dhe zonat bregdetare.
Studimi I ALTAX përllogarit se në një vit turizmi humb 185 mln lekë nga degradimi i natyrës që vjen nga ndërtimet e pakontrolluara. Ndërtimet kanë prekur zonat e mbrojtura dhe kanë dëmtuar faunën e egër, zonat historike dhe bukuritë natyrore duke reduktuar interesin e turistëve.

Një efekt akoma më të madh ka pasur në bujqësi, ku toka e dispoueshme për prodhim është reduktuar për shkak të ndërtimeve. Sipas vlerësimeve, humbja e 100 hektarëve tokë bujqësore për shkak të ndërtimit mund të çojë në një humbje prodhimi prej 50 milion lekë në vit. Kjo ka një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e çmimeve të produkteve bujqësore dhe uljen e vetë-mjaftueshmërisë ushqimore të vendit.

Kosto akoma më të mëdha janë krijuar në shëndet, për shkak të ndotjes apo problemve që lidhen me ngrohjen e klimës. Llogaritet se ndotja e ajrit mund të çojë në shpenzime mjekësore deri në 30 milion lekë në vit për trajtimin e sëmundjeve respiratore dhe kardiovaskulare. Në një nivel më të gjerë, kostoja ekonomike e humbjes së produktivitetit për shkak të sëmundjeve të lidhura me ndotjen e ajrit mund të jetë edhe më e madhe. Sipas llogarive të përafruara, kostot shëndetësore mund të shkojnë në 900 mln euro në vit, me Tiranën si më të dëmtuarën 51% dhe qytetet bregdetare 40%.
Po ashtu, ndërtimi shpesh ndikon në ndotjen e ujërave, çka sjell humbje të cilësisë së ujit dhe mund të kërkojë afër 250 milion lekë në vit për pastrimin e burimeve ujore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.