Media Galeri

Ndërtesa me zyrat më luksoze në Manhattan

One Vanderbilt u hap në shtator të 2020, pas 13 vitesh planifikim dhe ndërtim.

Ndërtesa 427 metra është ngjitur me stacionin e trenit, Grand Central Terminal në Manhattan. Ajo ka 1.8 milionë metra katrorë hapësirë të brendshme, madhësia e mbi 30 fushave të futbollit në 72 katet e saj.

One Vanderbilt u është dhënë me qira kompanive të ndryshme.

Një nga zyrat është ajo e Walker & Dunlop, kompani që financon investime në pasuri të paluajtshme.

Nëse punonjësit shkojnë në punë  të lodhur apo të lagur nga shiu, ato mund të rezervojnë përmes një aplikacioni një nga dhomat e dushit të vendosura në çdo kat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë