Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare, Rikard Ljarja, artisti i dhjetra e dhjetra roleve kinematografike dhe në teatër.
Ljarja vuante prej disa muajsh nga një sëmundje e rëndë.
Ai lindi më 1 prill 1943 në Shkodër. Talenti në aktrim do të bintë në sy që në vitet e hershme dhe më 1965 u diplomua në atë që njihej në atë kohë “Shkolla e Lartë e Aktrimit Aleksadër Moisiu”.
Nisi karrierën si aktor në teatrin “Migjeni” të Shkodrës, ku për vite me radhë interpretoi dhjetra role, protagoniste dhe joprotagoniste.
Nga viti 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave në disa filma. Nga viti 1996 deri 2002 mbajti postin e drejtorit artistik në televizionin publik shqiptar.
Ljarja ka qenë protagonistë në shumë filma kinematografik, si “Fletë të bardha”, “Pesha e kohës” përkrah Kadri Roshit, regjisor si në filmi “Skëterrë ‘43”, “Në pyjet me borë ka jetë”, ndërsa një prej roleve që u ngulit në memorion e publikut është ai i Dedës.
“Dritë paste emri, vepra e shpirtit tënd të bukur. Me duar të dridhura ju them; Rikardi mbeti Rikard ashtu si e doni ju, si e do Shqipëria, Ded! Ku Je! Kjo pyetje vjen në çdo familje për një minutë heshtje. Le të kumbojnë këmbanat e zemrave për të. Lamtumirë miku im! Që mbete mik i shtrenjtë”, shkroi në rrjetet sociale Mevlan Shanaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.









