Mode

Ndërron jetë në moshën 59-vjeçare për shkak të Covid-19 stilisti Alber Elbaz

Stilisti Alber Elbaz, i cili ka punuar në disa prej shtëpive më të njohura në Francë ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19 në Paris.

Nga viti 2001 deri në vitin 2015, Elbaz ishte drejtor artistik në Lanvin. Kohët e fundit ai kishte nxjerrë markën e tij, AZ Factory.

Lindur në Marok dhe rritur në Izrael, Elbaz shkoi në Nju Jork për të filluar karrierën e tij, ku punoi për stilistin Geoffrey Beene.

Në vitin 1996, ai u transferua në Paris dhe u zgjodh nga Yves St Laurent për të marrë përgjegjësinë për markën Rive Gauche, por u shkarkua pasi kompania u mor nga Gucci në 1999.

Revista Vogue tha që Elbaz “gjithmonë ishte i lumtur në punën e tij dhe i bënte të gjithë përreth të ishin të lumtur”.

Disa nga personazhet e njohur që veshën fustanët e tij ishin Natalie Portman, Meryl Streep etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë