Njerez

Varrimi i Liam Payne ribashkon ‘One Direction’

Funerali i ish-yllit të One Direction, Liam Payne është zhvilluar të mërkurën, pas rreth 1 muaji që kur ndërroi jetë

Ceremonia u mbajt në Home Counties, ku morën pjesë vetëm familja dhe miqtë më të ngushtë, ndër to edhe anëtarët e One Direction. Të gjithë pjestarët e grupit bënë homazhe, duke hedhur lule të bardha drejt arkëmortit.

Muzikanti vdiq pasi u rrëzua nga një ballkoni i katit të tretë të një hoteli në Buenos Aires, Argjentinë. Autopsia konfirmoi se 31-vjeçari kishte pësuar gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme dhe lëndime të shumta traumatike të marra si pasojë e rënies. Gjithashtu në trupin e tij u gjet prani e kokainës rozë, një përzierje e disa substancash.

Payne ishte një nga emrat më të njohur të pop-it, pasi u bë i famshëm në X Factor në vitin 2010.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë