Për Bankën Botërore ata që do të vuajnë më rëndë dhe për më gjatë pasojat e pandemisë janë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme pa akses ose me akses minimal në kreditim.
Po ashtu sipas institucionit financiar ndërkombëtar edhe grupet vulenarëbël pa mbështetje qeveritare do ta vuajnë njëjtë rëndë situatën.
“Masat e paralajmëruara afatshkurtra janë të nevojshme dhe përputhen me përgjigjet e politikave të vendeve të BE-së. Sidoqoftë, shumë njerëz në Ballkanin Perëndimor mbështeten në vetëpunësim, punë me kohë të pjesshme dhe të ardhura nga aktivitete joformale. Këto grupe janë të ndjeshme ndaj krizës, por vështirë të mbështeten përmes masave konvencionale.”- thotë Banka Botërore e cila parashikon që shpejtësia e rikuperimit varet nga kohëzgjatja dhe intensiteti i pandemisë.
Banka sugjeron që këto grupe duhen mbështetur. “Disa vende të Ballkanit Perëndimor, njoftuan një zgjerim të mbulimit të programeve mbështetëse për familjet e vetëpunësuara dhe njerëzit më të prekur. Duke pasur parasysh gjatësinë e pasigurt të kësaj krize, politikëbërësit kudo përballen me të njëjtën dilemë politikash: përdorimi i të gjithë hapësirës fiskale në dispozicion për të zbutur ndikimin e menjëhershëm mund të shkaktojë rëndesë të mëtejshme nëse kriza zgjat. Përgjigjet e politikës duhet të kalibrohen për të zbutur efektet e menjëhershme, për t'iu përshtatur realiteteve të reja që mund të shfaqen dhe të lënë hapësirë për të përgatitur ekonominë për një rimëkëmbje.”- thotë Banka Botërore. Në vitin 2021, Banka parashikon që rritja të kthehet në nivelet para-COVID-19, përveç në Shqipëri, ku Ekonomia mund të rritet 8.8 përqind, dhe në Kosovë, 5.2 përqind. Pritet që besimi i konsumatorit dhe i investitorëve do të rikthehen dhe konsumi privat dhe investimet do të rriten. Rimëkëmbja në investime dhe aktiviteti në sektorë jetik si shërbime, turizëm, ndërtim dhe energji, do të mbështesin krijimin e vendeve të punës duke ndihmuar edhe grupet vulnerabël.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.