Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri me dije se nga e shtuna datë 7 mars 2020, ora 21:00, do të kryhen punime në segmenti rrugor Kombinat-Vaqarr. Ndaj, për automjetet mbi 3.5 ton do të ketë devijim të trafikut në dy drejtimet.
“Punimet parashikohet të realizohen duke filluar nga data 7 mars 2020, ora 21:00 deri më 08 mars 2020 ora 06:00. Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.
Për këtë arsye gjatë kohës së kryerjes së këtyre punimeve trafiku i mjeteve mbi 3.5 ton do të devijohet përkatësisht:
- Në drejtimin Kombinat-Vaqarr te kthesa e Prushit,
- Në drejtimin Vaqarr–Kombinat te kthesa e Arbanës”.
ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor thanë se kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur, si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore në terren.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




