Menaxhim

‘Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në kursin e këmbimit dëmton tregjet dhe politikën financiare’

Nga Gazeta ‘SI’ – Në një analizë dedikuar kursit të këmbimit në Shqipëri FMN thekson se forcimi i lekut dhe zhvlerësimi i euro erdhi kryesisht nga faktorë “fondamentalë” që lidhen me eksportet, turizmin dhe investimet e huaja.

Duke analizuar ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë në tregun e kursit të këmbimit, FMN vlerëson se masa e ndërhyrjes ka qenë sa 2.6% e PBB-së së vendit.

Kur Shqipëria ndërhyn në kursin e këmbimit duhet të marrë parasysh rreziqet si dobësim të efektit të politikave monetare, ngadalësim të tregjeve financiare dhe dëmtim të bilancit të vetë bankës, analizon Fondi Monetar Ndërkombëtar.

FMN, duke theksuar se kursi i këmbimit duhet të lihet i lirë, thotë se ndërhyrjet e BSH-së duhet të minimizohen dhe duhet të jetë norma e interesit i vetmi mjet për stabilizim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë