“Cikloni është ndër më të fortët që ka goditur Europën”, thonë meteorologët.
Stuhia Ciaran, që prej dy ditësh ka përmbytur qytete në Francë dhe Itali, tashmë ka mbërritur edhe në Shqipëri.
LEXO EDHE:
- Francë, 1.2 milionë njerëz në errësirë për shkak të stuhisë ‘Ciaran’. Në alarm edhe Italia
- Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme nga moti i keq. Raportohen viktima
Meorologët kanë ngritur shqetësimin se po thyen rekorde pasi po zgjat dhe ka reshje shiu intensive dhe thonë se kjo paralajmëron mot më të ashpër në të ardhmen.
Stuhia Ciaran është një ciklon ekstra-tropikal (me fjalë të tjera, një stuhi rrotulluese që formohet jashtë tropikëve) dhe e pazakontë midis stuhive të Atlantikut të Veriut, të cilat rrallë prodhojnë shi të dendur dhe erëra të forta në zona të mëdha.
Ekspertët thonë se duke pasur parasysh se ky ciklon ka mbërritur më herët në sezonin e stuhive, pemët janë ende me gjethe dhe toka është ndikuar nga lagështira e kohëve të fundit, prandaj pritet që kjo stuhi të rrezikojë më shumë vendet.
Duke qenë se sasia e shiut që bie në një kohë shumë të shkurtër është në një nivel gati rekord, meteorologët e kanë quajtur një ciklon bombë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.