Me anë të një postimi në Instagram, Rama ironizon PD dhe LSI si dhe kryeopozitarin Lulzim Basha, duke e cilësuar ‘artist’.
Shpërndarja e studentëve në tre pika kyçe, që janë Ministria e Arsimit, Zogu i Zi dhe Kryeministria, ka sjellë edhe një reagim të shefit të qeverisë, i cili e quan përçarje me ndikimin e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit brenda turmës, duke thënë se PD-LSI s’duruan dot më tek Ministria e Arsimit dhe u ndanë.
“Ah, tani që çunat e PD-LSI s’duruan dot më tek Ministria e Arsimit dhe u ndanë nga studentët e nga pedagogët e pa maskuar e pa parti, doli Artisti t’i përshëndesë”, shkruan Rama në Instagram.
Ndërkohë në një postim të dytë, Rama thotë se “edhe pak dhe do të ndahen rrugët e studentëve me maskat e opozitës së fshehur pas tyre, sepse është kaq e diskredituar në sytë e Popullit sa nuk guxon të nxjerrë më as fytyrën kur kërkon ndryshim”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




