Arsimi

Ndaloni së detyruari nxënësit të zgjedhin mes shkencës dhe besimit fetar

Evolucioni është një term që njihet globalisht tashmë, si nga komunitetet shkencore ashtu edhe nga ata fetare. Megjithëse një numër i madh i të rinjve në mbarë botën kanë mësuar si të pranojnë njëri-tjetrin pavarësisht mendime të tyre, ka popuj të cilët ende krijojnë një ndarje mes qasjes së evoluimit dhe besimeve fetare.
Michael Riss, profesor i edukimit shkencor në Institutin Arsimor UCL, pjesë e universitetit të Londrës, beson se duhet të rishikojmë mënyrën se si i edukojmë nxënësit mbi evolucionin. Ai shprehet se kanë kaluar shumë vite, duke mësuar për evolucionin dhe përçimin e kësaj qasje tek nxënësit e shkollave të mesme, studentët, mësuesit në trajnim dhe është e qartë se mënyra se si trajtohet evolucioni nëpër shkolla, mund të detyrojnë fëmijët me qasje fetare të zgjedhin mes besimit dhe evolucionit. Kjo është një qasje e cila do të prekte çdo student pa marrë parasysh se çfarë lloj feje i përkasin.
Riss shprehet se edhe duke qenë të vetëdijshëm për këto konflikte potenciale, shumë mësues e mbulojnë këtë temë në mënyrë jo të plotë, ose e shmangin tërësisht. Shumica e tyre nuk e shikon evolucionin si një çështje “delikate” ose “të ndjeshme”. Por, kjo gjë mund të çojë në teknika mësimore që sfidojnë drejtpërsëdrejti besimin personal, duke shkaktuar kështu shqetësime dhe zemërime, të cilat krijojnë një fryt aspak të këndshëm.

“Ka pasur raste, kur studentët me ide fetare kanë refuzuar të angazhohen në mësim, duke krijuar kështu një ndarje ateiste mes të rinjve, e duke “evouluar” drejt një bote ku gjatë gjithë kohës ka tensione fetare. Unë propozoj që në orët mësimore, evolucioni të trajtohet si një çështje delikate, që nuk duhet keqkuptuar,” shton Riss.
Evolucioni përkufizohet si çdo ndryshim që ndodh tek brezat pasardhës në karakteristikat e trashëgueshme të popullatave. Proceset evolutive i japin jetë diversitetit në çdo nivel të organizimit biologjik, si në specie, organizma individualë dhe organizma kimike.
Sipas Riss një mësues që i afrohet evolucionit në këtë mënyrë, duhet të respektojë besimet e nxënësve të tij dhe të jetë i vëmendshëm ndaj gjendjes së tyre emocionale, duke mos i përcaktuar idetë e tyres si “budallallëqe”, “injorancë” dhe “shkaktare të shumë problemeve”. Ai shpjegon se mësuesit duhet të përqafojnë diversitetin, të adresojnë paanshmërinë në klasë dhe të jenë të ndërgjegjshëm për përvojat individuale të nxënësve.
Në shkrimin e tij pedagogu përcakton se duhet akoma më shumë punë, për të provuar efektin e ndryshimit të teknikave mësimore. Mësimi i evolucionit, duke krijuar “liri” ka të ngjarë të ndihmojë nxënësit ta konsiderojnë evolucionin si një mundësi të mirë, për të kuptuar më shumë rreth ngjarjeve në botë. Si një pedagog i shkencës, beson se mësuesit duhet t’i trajtojnë me respekt përvojat e nxënësve me qasje fetare. Ai shpjegon se nuk është roli i mësuesve, të detyrojnë nxënësit të respektojnë një qasje të caktuar.

“Mësuesit nuk kanë pse të detyrojnë nxënësit të pranojnë konceptin e evolucionit, duke kritikuar fenë, por të ndërtojnë një ambient që përfshin të gjithë nxënësit, duke i inkurajuar ata që të angazhohen vullnetarisht për të mësuar mbi evolucionin. I përket atyre të bëjnë ndarjen se cili drejtim është më i duhuri për ta,” shkruan më tej Riss në artikullin e tij.
Profesori i parashtron këto mendime në bazë të eksperiencës se tij si mësues. Ai shkruan se evolucioni nuk duhet të jetë i papajtueshëm me besimin. Mësimdhënia e mirë e shkencës mund të jetë e paçmueshme për t’i ndihmuar studentët të zgjidhin çdo konflikt të perceptuar, në një epokë kritike që i formon ata si të shohin dhe bashkëveprojnë me botën.
“Dua që të gjithë të përjetojnë të njëjtat emocione, që kam përjetuar unë kur mësova se si formohen fosile apo si funksionon seleksionimi natyror, por mua nuk më detyroi askush të mësoja për këtë gjë. Rishikimi i mënyrave se si mësojmë për evolucioni do të jetë një gjë e mirë për shoqërinë, duke mos i detyruar brezat e rinj të bëjnë një zgjedhje mes besimit fetar dhe evolucionit,” shkruan Riss. /The Independent/

 

Më Shumë