Gazeta Si – Policia ka arrestuar të riun që shkaktoi një aksident të frikshëm mbrëmjen e 1 janarit në ‘Rrugën e Elbasanit’. Ai është Ardit Kambo, i lundur në Greqi dhe jetonte në Tiranë. 22-vjeçari ka humbur kontrollin e automjetit tip ‘Benz’ dhe ka dalë në korsinë e kundërt, ku është përplasur me një automjet tjetër.

Më pas automjeti është përplasur me një pemë. Për fat të mirë nga ky aksident nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Dyshohet se i riu i ndaluar tashmë nga policia, ishte nën efektin e drogës. Në momentin e aksidentit Kambo ishte i vetëm në makinë. Mbi të rëndon akuza e ‘Drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt’.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




