Lajme

Ndalohen dhe më pas lirohen dy studentët që kyçën dyert e fakulteteve

Dy studentët e Universitetit të Tiranës të cilët u shoqëruan në polici pasditen e sotme, janë liruar në orët e mbëmjes.

Pas rreth dy orësh ku janë marrë në pyetje nga oficerët e policisë, studentët janë lënë të lirë. Ata janë pjesë e protestuesve që nisën sot tubimin e parë masiv për këtë vit. Të rinjtë janë identifikuar si Vilson Kulemani dhe Gëzim Almeta.

Arsyeja e ndalimit dhe shoqërimit për në Komisariatin nr 1, dyshohet se është bërë pasi dy studentët kanë penguar zhvillimin e mësimit në Universitetin Politeknik, duke mbyllur me forcë dhe kyçur me dryn dyert e auditoreve, të Politeknikut dhe të Juridikut.

Po ashtu, dyshohet se ata shpalosën edhe një banderolë të madhe në këtë universitet. Drejt Komisariatit 1 kanë shkuar edhe studentë të tjerë për të qëndruar pranë tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë