Nga Gazeta ‘Si’ – Poeti i njohur korçar, Skënder Rusi, është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga të afërm të tij.
Rusi njihet si liriku i letrave shqipe dhe si poeti që shkroi aq shumë për dashurinë. Poezitë e tij janë aq fort të lexuara nga të gjithë sepse Rusi që kur ishte student në Shkodër ka sjellë poezinë lirike si askush tjetër, poezi të cilën e ka lëvduar aq me shumë dashuri deri në frymën e fundit.
Ai shkroi aq fort edhe për miqtë e tij më të mirë sepse Rusi ishte aq shumë social sa asnjë poet tjetër.
Krijimtaria poetike e Skënder Rusit është pasuria më e madhe që poeti i la Devollit ku lindi e u rrit, Korçës ku kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij ashtu siç i la një pasuri poetike të gjithë shqiptarisë.
Skënder Rusi u lind më 1952 në Korçë dhe mbaroi studimet e larta për gjuhë-letërsi. Në vitin 1984 është diplomuar për dramaturgji dhe në vitin 1998 për drejtues biblioteke në Kajro. Që prej vitit 1992 ishte drejtor i bibliotekës “Thimi Mitko”, në Korçë.
Rusi ka botuar 8 libra me poezi dhe dy nga dramat e tij janë vënë në skenë nga trupa e teatrit “A. Z. Çajupi”. Krijime të tij janë përfshirë nëpër antologjitë e disa vende të Evropës si në Gjermani, Zvicër, Maqedoni, Kosovë, Greqi etj. Në 2021-shin, Rusi u vlerësua me titullin ‘Qytetar Nderi” i Korçës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.