Nga Gazeta ‘SI’ – Ndahet nga jeta ipeshkvi i Vaut të Dejës Simon Kulli. Sipas burimeve 52-vjeçari ka pësuar një goditje nga tensioni i lartë dhe në mënyrë të papritur ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Simon Kulli në 2016 u emërua si administrator i dioqezës së Sapës në Vau Dejës ndërsa në 2017 Papa e emëroi ipeshkëv të asaj dioqeze.
Simon Kulli zëvendësoi imzot Luçiano Avgustinin i cili edhe ai u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme pas një sëmundje të rëndë.
Kisha katolike e Shqipërisë pritet që të dalë me njoftime zyrtare për ceremoninë e varrimit dhe më pas do të mendohet për drejtuesin e ri të asaj dioqeze.
Simon Kulli shërbeu me shumë përkushtim për 9 vite me radhë duke ia kushtuar jetën Zotit si dhe besimtarëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



