Gazeta Si – Një nga figurat më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar, Zhani Ziçishti, është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare.
Lajmi për vdekjen e aktorit të mirënjohur korçar, është bërë publik nga Qendra e Artit dhe Kulturës Korçë, teksa artisti i dha teatrit dhe filmit shqiptar vite të tëra përkushtimi, pasioni dhe profesionalizmi.


Ziçishti do të mbetet në kujtesën e artdashësve për kontributin e tij të çmuar dhe për rolet që shënuan një epokë të teatrit e kinemasë shqiptare.
Ai ka luajtur role në filmat “Mesi i errësirës”, “Përballimi”, “Asgjë nuk harrohet”, etj. Roli i parë i aktorit në kinematografi ishte ai i mësues Agronit në filmin “Lumë drite” në vitin 1970.
Zhani Ziçishti do të mbetet në kujtesën e artdashësve për kontributin e tij të çmuar në film, teatër dhe kulturën shqiptare, e veçanërisht për publikun e Korçës, për të cilët u ngjit me mijëra herë në skenë në Teatrin “Andon Zako Çajupi”.
Homazhet në nder të tij do të zhvillohen më 26 shkurt, nga ora 09:30 deri në 10:30, në hollin e teatrit në Korçë.
Zhani Petro (Ziçishti) ka lindur në 31 maj të vitit 1940 në qytetin e Korçës. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) fillon punën si aktor pranë Teatrit “A.Z. Çajupi” të Korçës. Me trupën e këtij teatri do të interpretojë një sërë rolesh duke u bërë i njohur për publikun artdashës. Roli i parë i aktorit në kinematografi do të jetë ai i mësues Agronit në filmin “Lumë drite” në vitin 1970. Zhani Petro (Ziçishti) do të interpretojë në 16 role në filma artistikë.
Filmografia
Kronikë e një nate (1990) , fotografi
Rikonstruksioni (Film TV) (1988) , Koli
Përsëri pranverë (1987) , Kryeagronomi
Dhe vjen një ditë (1986) , Gjini
Tre ditë nga një jetë – (1986) , oficeri gjerman
Një jetë më shumë (1986) , avokati
Asgjë nuk harrohet (1985) , xha Kozi mesuesi ne pension
Agimet e stinës së madhe (Film TV) (1981) , avokati Hamdi Caka
Kur xhirohej një film (1981) , Bashkimi
Dëshmorët e monumenteve (1980) , Kristofori
Mysafiri (1979) , Sadik Bezhora
Nga mesi i errësirës (1978) , Jani
Vajzat me kordele të kuqe (1978) , Resuli
Flamur në dallgë (1977) , Gregori Graf
Fije që priten (1976) , Genci
Perballimi (1976) , Kopi
Beni ecën vetë (1975) , Babai i Benit
Lumë drite (1975) , Mesues Agroni
Monumenti – 1977 – Spiuni i Gestapos
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje