Njerez

Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori dhe skenaristi, Leka Bungo

Është ndarë sot nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori, aktori dhe skenaristi i njohur shqiptar, Leka Bungo. Regjisori do të përcillet për në banesën e fundit këtë të mërkurë (11 qershor), në orën 16:00, dhe do të prehet në varrezat e Sharrës. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale.

Njëra nga vajzat e tij, Alba teksa ka ndarë një foto krah të atit, ka bërë me dije se ai luftoi me sëmundjen më të rëndë të shekullit por nuk arriti që ta mposhtë.

‘I shtrenjti im që jetove aq bukur me aq dinjitet, kot nuk të thërrisja mbret.’, shkruan e bija teksa thotë se është krenare dhe mirënjohëse për atë që i ka mësuar e dhuruar.

Leka Bungo ishte një nga emrat më të spikatur të artit shqiptar, me kontribute në teatër, film dhe televizion.

Bungo ka shkruar drama dhe skenarë filmash, ndër më të njohurit “Pabesia”, “Pas fasadës”, “Tre njerëz me gunë”, “Mirela”, “Gjuetia e fundit”, “Çarli Çaplini në Shqipëri”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë