Nga Gazeta ‘Si’- Ish-kreu i Kadastrës Artan Lame ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare në Gjermani, pas një ndërhyrje të vështirë në zemër. Ai humbi jetën pas daljes nga gjendja e komës.
Lame drejtoi për disa vite Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI), si dhe mbajti poste të tjera shtetërore, duke qenë aktiv në radhët e Partisë Socialiste.
Lame ishte publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.
I lindur në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Artan Lame la gjurmë si pjesë e shoqërisë civile dhe si funksionar publik.
Pas lajmit të ndarjes nga jeta të tij, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
“Lajm i pabesueshëm, por fatkeqësisht i vërtetë”, ka shkruar Rama, ndërsa i ka shprehur ngushëllimet bashkëshortes së Lames, Mirelës, djalit të tyre dhe familjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.