Aktori i njohur amerikan, Willie Garson, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare. Ai ishte i njohur kryesisht për rolin e tij në serialin “Sex and the city” si Stanford Blatch.
Willie luante rolin e shokut të ngushtë gay përkrah aktores Sarah Jessica Parker nga viti 1998 deri në 2004. Garson pritej të ishte dhe pjesë e rikthimit të serialit ku dhe ishte parë në xhirime me mikeshën e tij të vjetër.
Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të aktorit e ka dhënë miku i tij Titus Welliver më anë të një postimi teksa shkruante “Jam pa fjalë, të dua vëllai im. Ndihemi bosh”.
“Të dua shumë babi, u prehsh në paqe, jam shumë i lumtur që ne mundëm të ndanim shumë aventura bashkë dhe për çdo gjë që arritëm. Jam krenar për ty”, shkruan djali i tij në “Instagram”.
Kolegë të tjerë të aktorit i dhanë lamtumirën dhe shprehën ngushëllimet. Ndër komentet më të dhimbshme është ai i Cynthia Nixon, Miranda Hobbes në serial. “Ne të gjithë e donim atë dhe donim të punonim me të – shkroi ajo në Tëitter. – Ishte pafundësisht argëtues në ekran dhe në jetën reale. Ishte një burim drite, miqësie dhe traditash argëtuese. Ai ishte një profesionist i përkryer, gjithmonë”.

Willie Garson kishte luajtur në më shumë se 70 filma dhe në më shumë se 300 episode të serialeve televizive. Ai lindi në shtetin e Neë Jersey dhe studioi teatër në Universitetin Yale. Garson do të birësonte djalin Nathen, në vitin 2009, dhe gjithashtu u konsiderua si një fytyrë e rëndësishme në botën e birësimeve: dy herë ai ishte në fakt dëshmi e Ditës Kombëtare të Birësimit, e festuar çdo 20 Nëntor në Shtetet e Bashkuara.
Përveç personazhit të njohur në “Sex and thë City”, ai u ka dhënë jetë dhjetëra fytyrave të tjera përfshirë atë të Mozzie, mashtruesit në shfaqjen televizive “White Collar”. Ndër paraqitjet e tij të shumta televizive, janë ato në “NYPD Blue”, “Hawaii Five-0” dhe “Supergirl”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



