Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë, ish-portieri i Kombëtares së futbollit, Mikel Janku. Një emër i njohur jo vetëm në sport, por edhe në gazetari. Pilot në rininë e tij, më pas portier i Partizanit në vitet ’60-’70 dhe gjithashtu portier i Kombëtares.
Për shumë vite Mikel Janku i është përkushtuar gazetarisë sportive. Për gati 15 vite ai ka kontribuuar si zëvendëskryeredaktor në gazetën “Sport Ekspres”. Gjithashtu, ka kontribuuar si komentator dhe opinionist në RTSH. Një jetë e lidhur me sportin, në fushë fillimisht dhe pastaj në zyrë, një figurë e respektuar në gjithë opinionin sportiv në Shqipëri dhe jo vetëm. Lamtumirë Mikel Janku!
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




