Njerez

Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, ndërroi jetë këtë të mërkurë nga një infarkt në zemër. Ai ndodhej në një ambient publik kur ndodhi ngjarja. Policia njoftoi me vone se ai u gjet pa ndjenja. Më pas u transportua me urgjencë për në Spitalin e Traumës, ku iu nënshtrua një intubimi, por pa rezultat.

Lajmin e konfirmoi fillimisht Gazment Bardhi. Njoftimin e percolli gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, (ku po diskutohej mandati i Vullnet Sinës) duke bërë që mbledhja të shtyhej për një ditë tjetër.

I lindur në Tiranë më 1980 dhe i diplomuar në Universitetin Politeknik të Nju-Jorkut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bogdani nisi angazhimin në politikë në vitin 2005.

Në vitin 2007, nis detyrën si Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë i PD, detyrë që mbajti deri në vitin 2019. Po në vitin 2007 ai kandidoi në Zgjedhjet Vendore, duke u zgjedhur kryetar i minibashkisë numër 10 në kryeqytet.

Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidoi në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit, duke fituar më pas mandatin e deputetit. Në vitin 2013 ai fiton një mandat të dytë dhe gjatë asaj kohe shërbeu në komisionin e Integrimit Europian dhe në komisionin e Medias.

Nderkohe nga viti 2009 e në vijim, ai vazhdoi aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në vitin 2011 ai u zgjodh zv/president i "Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë" (International Young Democrat Union - IYDU) e më pas, në janar të vitit 2012, nën/Kryetar.

Në shtator të vitit 2015 u zgjodh Kryetar i IYDU, në Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mbante një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.

Gerti Bogdani në vitin 2022 garoi në primare brenda PD-së, si kandidat për Bashkinë e Tiranës.

Bogdani ishte i martuar me aktivisten Edlira Çepani dhe kishte dy fëmijë.

Per ndarjen nga jeta e tij ngushelluan politikane si nga e djathta qe e njihnin prej vitesh duke nisur nga Sali Berisha e deri te majte. Nje mesazh ngushellimi percolli edhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë