James Michael Tyler, aktori që luajti Gunther në serialin kult “Friends”, ka vdekur në moshën 59-vjeçare. Ai kishte luftuar që nga viti 2018 me kancerin e prostatës, gjë që e kishte penguar atë të merrte pjesë në ribashkimin e fundit të kastit. Sipas raportimeve nga uebfaqja amerikane Tmz, Tyler ndërroi jetë të dielën, më 24 tetor në shtëpinë e tij në Los Anxhelos.
Familja lëshoi një deklaratë zyrtare: “Bota e njihte atë si Gunther nga “Friends”, por për ata që e donin ai ishte një aktor, një muzikant, një burrë i dashur dhe një njeri që u përpoq të ndërgjegjësonte rëndësinë e parandalimit në luftën kundër kancerit. Michael e donte muzikën live dhe shpesh e gjente veten në argëtim dhe aventura të paplanifikuara. Nëse e takoje një herë, do të bëheshe shoku i tij përgjithmonë”.
James Michael Tyler ishte pjesë e kastit të “Friends” për 10 vjet: personazhi i tij, Gunther, drejtonte lokalin “Central Park” dhe ishte një nga më të pëlqyerit nga fansat e serialit. Në “Friends”, Gunther ishte shumë i dashuruar me Rachelin, personazhin e luajtur nga Jennifer Aniston: dhe kjo e fundit në një postim në Instagram i bëri homazhe duke publikuar një video të një skene ku ndodheshin të dy. “Friends nuk do të ishte i njëjti pa ty. Faleminderit për të qeshurat që sollët në shfaqje dhe në gjithë jetën tonë. Do të na mungosh shumë”, shkroi Jennifer.

Në maj, Tyler bëri një paraqitje të shkurtër në specialen e ribashkimit të “Friends” muajin e kaluar përmes Zoom. “Ishin 10 vitet më të paharrueshme të jetës sime, sinqerisht”, tha aktori në momentin e shfaqjes. “Nuk mund ta imagjinoja një përvojë më të mirë”, tha ai.
“Të gjithë këta djem ishin fantastikë dhe ka qenë kënaqësi të punosh me ta”. Tyler u shfaq në pothuajse 150 episode të komedisë që u transmetua në NBC nga 1994 deri në 2004. Televizioni Ëarner Bros, një nga bashkëprodhuesit e sitcom, tha se Tyler ishte “një aktor i dashur dhe pjesë përbërëse e familjes sonë Friends”.
Shumë fansa të “Friends” i kanë bërë homazhe Tyler në rrjetet sociale, duke e përshkruar vdekjen e aktorit si një ditë të trishtuar dhe duke ndarë kujtimet e tyre të preferuara në ekran për të. Michael vazhdoi të performonte në vitet e fundit ndërsa po trajtohej për kancerin. Ai luajti në dy filma të shkurtër “The Gesture and the Ëord”, dhe “Processing” – duke fituar çmime për aktorin më të mirë në festivale të ndryshme filmi.
Në vitin 2021, performanca e tij, “If You Kneë” e poemës së Stephen Kalinich-it u përshtat në një video të shkurtër për të rritur ndërgjegjësimin për Fondacionin për Kancerin e Prostatës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



