Njerez

Ndahet nga jeta aktori i ‘Cheers’, George Wendt

Nga Gazeta “SI”- Aktori amerikan George Wendt, i njohur për rolin e Norm Peterson në serialin legjendar “Cheers”, është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare. Familja njoftoi se ai ndërroi jetë në gjumë, në mënyrë paqësore, në shtëpinë e tij.

Wendt u bë një nga figurat më të dashura të televizionit amerikan përmes rolit të klientit të përhershëm në barin e Cheers, serial i transmetuar nga viti 1982 deri më 1993. Ai u nominua gjashtë herë për çmimin Emmy dhe shfaqej në të gjitha 275 episodet.

Homazhe për të kanë bërë kolegët e tij, mes tyre Ted Danson, Kelsey Grammer, Rhea Perlman dhe John Ratzenberger. Danson u shpreh se ishte “i shkatërruar” nga lajmi, ndërsa Perlman e cilësoi si “njeriun më të ëmbël dhe më të mirë që kam njohur”. Edhe aktorja Melissa Joan Hart tha se “parajsa sapo u bë pak më funny ”.

George Wendt ishte i martuar me aktoren Bernadette Birkett dhe kishte tre fëmijë. Ai ishte gjithashtu xhaxhai i aktorit Jason Sudeikis (Ted Lasso). Pub-i që frymëzoi serialin Cheers e kujtoi me fjalët: “Do të kesh gjithmonë një vend në barin tonë.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë