Nga Gazeta “Si” – Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau sot vlerësimet për fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj për vitin 2025.
Juria, e kryesuar nga shkrimtari Ylljet Alicka dhe me anëtarë pedagogen e letërsisë, Dhurata Shehri dhe gazetaren e kulturës, Arta Marku vlerësuan mes 18 dorëshkrimeve autorët; Ena Bulku për romanin “Pallati i dëshpërimit” me motivacionin: “Një roman që eksploron në mënyrë fine fatin e individit, botën e tij të brendshme duke përzier erudicionin, poezinë dhe meditimin mbi kohën dhe kujtesën”.

Arbër Selmanin për vëllimin me tregime “Testosteron” me motivacionin: “Proza që shkëlqejnë me intuitë dhe stil në zbulimin e të vërtetave të artit”. Elvin Nuri për vëllimin poetik “Shpikja e skandalit në idil”, me motivacionin: “Poezi e vetmisë urbane, që figurën e bën zgjedhje jo dekorative”.
Ndërkohë, me propozimin e jurisë do të mbështeten për botim edhe tre të rinj të tjerë. Liza Brozi me dorëshkrimin “Vdekja e kukullës” , Antonio Çikollari me dorëshkrimin “Pesë vdekje” dhe Xhensila Dautllari me dorëshkrimin “Anahera: E fshehta në godinën e pestë”
Në dallim nga vitet e tjera këtë vit janë mbështetur jo tre por gjashtë vepra letrare të autorëve të rinj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.