Nga Gazeta ‘Si’- Tre autorë shqiptarë janë vlerësuar me çmime kombëtare letrare për kontributet e tyre në fusha të ndryshme të letërsisë, duke sjellë në vëmendje rolin e përkthimit, studimit kritik dhe prozës artistike në kulturën bashkëkohore.
Çmimi për përkthim i është akorduar Romeo Çollakut për veprën “Retorika” të Aristotelit, botuar nga Albas. Juria ka vlerësuar përkthimin si një punë të kujdesshme dhe të rëndësishme për pasurimin e fondit të teksteve themelore filozofike në gjuhën shqipe.

Në kategorinë studime letrare, çmimi i është dhënë Anila Mullahit për librin “Krijimi letrar në proces”, botim i Pegi, për qasjen analitike dhe reflektuese mbi procesin krijues dhe marrëdhënien mes autorit dhe veprës.
Ndërkohë, çmimi për roman i ka shkuar Eni Karafilit për veprën “Epope intime”, botuar nga Pegi.
Gjatë ceremonisë u ndanë edhe çmime mirënjohjeje për poetin Lulzim Tafa dhe Hamit Aliajn ( pas vdekjes) si vlerësim për kontributin e tyre afatgjatë në letërsinë shqipe dhe në jetën kulturore.
Juria përbëhej nga Besnik Mustafaj ( kryetar) Elsa Skënderi, Fatmira Nikolli, Maklena Nika dhe Dhurata Shehri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




