Pesë herë në “NBA All-Star Game”, Luka Doncic u transferua te Los Angeles Lakers në një marrëveshje të trefishtë. Doncic që u largua nga Dallas Mavericks, kosniderohet si një kampion unik nga Lakers që zyrtarizuan transferimin të dielën në mbrëmje. Anthony Davis, kampion në NBA me Lakers në vitin 2020 u transferua te Dallas si pjesë e marrëveshjes bashkë me mbrojtësin Max Christie. Mavericks marrin gjithashtu zgjedhjen e parë nga Draft i vitit 2029, ndërsa Maxi Kleber dhe Markieff Morris transferohen te Lakers.

Kjo marrëveshje e trefishtë përfshin Utah Jazz që merr nga Lakers mbrojtësin Jalen Hood-Schifino dhe zgjedhjen e dytë nga Drafti i këtij viti. Transferime që befasuan këdo në NBA dhe Kevin Durant (Phoenix Suns) do të thoshte: “Kjo është çmenduri. Nuk e kisha menduar që Luka Doncic do të shitej. Në moshën e tij, në mes të sezonir. Kjo tregon që NBA është një vend i egër. Kur ndodhi kjo, mund të presësh gjithçka. Ky është transferimi më i madh nga dita e parë që unë jam këtu dhe që nga momenti që shoh basketboll.”

Slloveni Doncic, aktualisht i dëmtuar realizoi 28.1 pikë, 8.3 ribaund dhe 7.8 asists për ndeshje te Mavericks që kur u transferua nga Atlanta Hawks në vitin 2018. 25 vjecari luajti 5 herë në “All-Star” dhe ishte shënuesi më i mirë në vitin 2024 kur ndihmoi Mavericks të arrinte “NBA finals”. Doncic shihet si pasuesi afatgjatë i James mgjs 40 vjecari po tregon se është në gjëndje të luajë në nivele të larta pavarësisht moshës.

Menaxheri i Përgjithshëm i Lakers, Rob Pelinka deklaroi se – “Luka është unik në llojin e tij dhe do të udhëheqë skuadrën për vitet e ardhshme. Instikti fitues dhe përkushtimi do të jenë një forcë lëvizëse për Lakers. Falenderojmë Anthony Davis për 6 sezonet në skuadër ku ai ndihmoi në fitoren e një titulli dhe cimentoi veten si një kampion në NBA All-Star.”

Ndërsa Nico Harrison (Menaxheri i Përgjithshëm i Mavericks) tha se – “Mbërritja e Davis e vendos Dallas në pozicion pretendenti pasi humbjes së finaleve të një sezoni më parë. Besoj se mbrojtja të jep titullin dhe me një lojtar si Davies shanset tona përmirësohen ndjeshëm. Jemi ndërtuar për të fituar tani dhe në të ardhmen”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.