Sport

NBA legalizon marijuanën, Durant: E pinë të gjithë, është bërë si vera tani!

Gazeta Si – Kontrollet e ligës do të përqendrohen te kokaina dhe hormoni i rritjes, tymosja e marijuanës tashmë do të lejohet në basketbollin amerikan.

NBA e ka hequr marijuanën nga substancat e ndaluara për lojtarët e saj. Vendimi ishte marrë që në prill, por tashmë është ratifikuar. Nuk ka më kontrolle, gjoba apo dhe pezullime për ata që konsumojnë marijuanë. Në një ligë lojtarësh si askund në botë, ku ata kanë fuqi të pakushtëzuar, nuk të habit fakti që ishte një kampion ai që bindi komisionerin Silver ta bënte këtë hap.

Ajo që habit në fakt është emri i lojtarit: Kevin Durant. Papritur ai u kthye në një avokat për kauzën dhe ishte ai që tha fjalën e fundit, ose më saktë verdiktin në favorin e tij.

Durant nuk flet shumë dhe për më tepër nuk ka një fjalor brilant, vuan më shumë me fjalët se ndaj mbrojtjeve kundërshtare. Por e pati të lehtë të hiqte ndalimin e marijuanës, duke u kapur pas cilësisë së marijuanës që duhet konsumuar.

“Pionier i kësaj fushate? Jo, – ka deklaruar lojtari i Feniks Suns për ‘CNBC’. – Thjesht më pëlqen, vetëm kaq”. Duke qenë se në NBA lojtarët kanë shumë liri dhe pak detyra, Durant pati kurajën të bënte lëvizjen e parë, duke takuar Silver për ta ‘provuar’. Dhe ia arrita qëllimit.

“Çfarë i thashë për ta bindur? Kur u takuam, ai e hodhi drejt meje, nuk kishte nevojë për shumë fjalë, u nënkuptua gjithçka. Është NBA, e konsumojnë të gjithë, për të qenë të sinqertë. Në këtë moment është si vera”.

Nëse Durant u shndërrua në J-Ax, që prej vitesh në këngë kërkon lirimin e marijuanës, vendimi i Silver është i diskutueshëm. Gjithsesi, është shembja e një ‘muri’ historik. Ka shumë kundër dhe pro. Rregullat e ligës janë të përfshira në kontratën e punës.

Deri tani, nëse një lojtar e shkelte rregullin e ndalimit të marijuanës, ishte i detyruar t’i nënshtrohej një trajtimi për fshirjen e atij që konsiderohej një zakon i keq, apo një shembull i keq social. Një shkelje e dytë ndëshkohej me 25.000 dollarë gjobë, kurse një shkelje e tretë me 5 ndeshje pezullim.

Kevin Durant. Gazeta Si, 27 korrik 2023

Nga 2021-shi në fakt kontrollet në NBA janë zhdukur. Shpjegimi i Durant është ky: “Gjërat kanë ndryshuar në Amerikë dhe në botë, përdorimi i marijuanës nuk shihet publikisht si më parë. Nuk ka asnjë efekt negativ për atë që e tymos”.

NBA ka vendosur t’i përqendrojë kontrollet për të luftuar substanca më të rrezikshme, si kokaina dhe hormoni i rritjes, dopingu që influencon në paraqitjen në fushë dhe rezultate. Tani marijuana është “çdoganuar”. Më në fund, sipas Durant.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë