Sport

Navratilova mbështet Trump: ‘Transgender jashtë sporteve të femrave’

Legjenda e tenisit, Martina Navratilova mbështet Donald Trump në vendimin për të përjashtur sportistet “transgender” nga konkurimi në disiplinat e femrave. 68 vjeçarja Navratilova ka qënë gjithmonë kundër atyre që i quan sportistë të dështuar meshkuj ose femra jo biologjike. Në muajin Shkurt, Presidenti Trump firmosi urdhërin ekzekutiv “Mbajmë meshkujt jashtë Sporteve të femrave”. Navratilova, 9 herë fituese e “Grand Slam”-it të Wimbledon që identifikohet si lesbike, thotë se komuniteti “LGTB” e bën me faj për suportin ndaj Presidentit Trump, me të cilin ajo ka kundërshti të shumta.

Presidenti Trump pasi firmosi urdhërin ekzekutiv “Mbajmë meshkujt jashtë Sporteve të femrave”

Pak ditë më parë, Gjykata Supreme në Mbretërinë e Bashkuar përcaktoi definicionin – femër në bazën seksuale biologjike. Vendim që u shoqërua me mbështetje të gjerë ashtu si dhe protesta. Impakti në sport pritet të jetë sizmik. Edhe për shkak të deklaratës së drejtuesese së komisionit për Barazi dhe të Drejta Njerëzore, baroneshës, Kishwer Falkner. Për BBC Radio 4 ajo tha se – “femrat trans nuk do të lejohen të marrin pjesë në sportet femërore”. Dhjetorin e kaluar “The Lawn Tennis Association” përjashtoi femrat trans nga turnetë lokalë të tenisit në Mbretërinë e Bashkuar.

Sue Barker në përkrahje të Navratilova-s

Por “Wimbeldon” dhe “Queen’s” bazohen në guidat ndërkombëtare të përcaktimit të gjinisë.  Sue Barker, një tjetër Legjendë e Wimbledon dhe BBC është kundër femrave trans që konkurojnë me femrat biologjike. Në intervistën për “The Telegraph” një vit më parë ajo do të deklaronte: “Duke lejuar diçka të tillë, mendoj se ju shkatërroni ëndërrat e vajzave të vogla. Ndaj jam definitivisht përkrah Martina Navratilova-s”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë