Jete & Stil

National Geographic: Prizreni mes 25 destinacioneve historike për t’u vizituar

“National Geographic” ka vendosur qytetin e Kosovës, Prizrenin mes 25 vendeve evropiane që duhen vizituar këtë vit për gjurmët historike, që përmbajnë. Përmes fotografive, National Geographic e ka cilësuar Prizrenin si kryeqytetin kulturor të Kosovës, i cili mban arkitekturën e epokës osmane në shpatet e Malit të Sharrit.

SAN MARINO, San Marino- Kalaja Guaita është më e vjetra ndër tre kullat e ndërtuara në Monte Titano, me pamje mbi kryeqytetin e San Marinos.

GRANADA, Spanjë – Në rajonin jugor të Andaluzisë, Granada ka pjesë të arkitekturës mesjetare, sidomos kalaja e Alhambrës me pamje nga i gjithë qyteti.

DUBLIN, Irlandë- Kryeqyteti irlandez është shtëpia e një kështjelle mesjetare, rrugëve me kalldrëm dhe katedrales së Shën Patrikut të shekullit të XII-të.

VENECIA, Itali- Është ndërtuar mbi më shumë se 100 ishuj të vegjël në një lagunë në Detin Adriatik, Venecia më së miri eksplorohet me gondolë.

PARIS, Francë- Paris është i njohur për bulevardet me monumente, kafene klasike në trotuarë dhe për muzetë e famshëm.

FIRENCE, Itali- Njihet si djepi i artit në botë, Firence konsiderohet si vendlindja e Rilindjes.

ROMA, Itali – Përzierja e rrënojave të lashta, arti frymëzues dhe rrugët e zhurmshme, Roma është një nga qytetet më të vizituara në botë.

BARCELONA, Spanjë – Barcelona është e famshme për arkitekturën e Antoni Gaudi, arkitekti i njohur dhe fytyra e modernizmit katalanas.

Barcelona, Spanje

HELSINKI,  Finlandë –  Rruga qendrore e Mannerheimintie ku ndodhen Muzeun Kombëtar Historik, Selia e Parlamentit dhe muzeu i artit bashkëkohor, Kiasma.

Helsinki, Finlande

BRYZH, Belgjikë – Rrugët me kalldrëm dhe uji i japin bukuri të rrallë Bryzhit.

Bryzh,Belgjike

MADRID, Spanjë – Rezidenca historike e mbretit të Spanjës e vendosur jashtë kryeqytetit spanjoll, Madrid. 

Madrid, Spanje

BUDAPEST, Hungari – I ndarë në dy pjesë nga lumi Danub, Budapesti ofron një Kështjellë përgjatë lumit nga Selia e Parlamentit, e treta më e madhe në botë.

Budapest, Hungari

VJENA, Australi – Kryeqyteti imperial i Austrisë karakterizohet nga një numër i madh ndërtesash të stilit barok.

Vjene, Austri

LONDRA, Angli – Një nga qytetet më të vizituara në botë, Londra ka shumë për të vizituar si Parlamentin, muzeun Westminster Abbey dhe kullen e orës Big Ben.

Londer, Britani

KOPENHAGEN, Danimarkë – Qendra historike e Kopenhagës ka Frederiksstaden, një distrikt i shekullit të XVIII-të dhe Pallatin Amalienborg të familjes mbretërore.

Kopenhagen, Danimarke

PRAGA, Republika Çeke – Njihet si “Qyteti i njëqind majave”, Praga është i njohur për sheshin e qytetit të vjetër me ndërtesa baroke, kisha gotike dhe një orë astronomike mesjetare.

Prage, Republika Ceke

MOSTAR, Bosnje dhe Hercegovina – Trashëgimia e UNESCO-s, që daton nga perandoria osmane, Ura e Vjetër e rindërtuar dhe qyteti i vjetër i Mostarit është simbol i pajtimit dhe bashkëjetesë së diversitetit në Bosnje dhe Herzegovinë.

Mostar, Bosnje dhe Hercegovine

KRAKOV, Poloni – Në Krakov ndodhet Bazilika e Shën Marisë dhe një nga sheshet më të mëdha mesjetare në Evropë.

Krakov, Poloni

AMSTERDAM, Holandë – Amsterdami është shtëpia e Muzeut Van Gogh, veprave të Rembrand dhe Vermeer në Rijksmuseum dhe artit modern në Stedelijk.

Amsterdam, Holande

BRATISLAVA, Sllovaki- Kalaja e Bratislavës, e cila daton në shekullin e IX-të, por u rindërtua në vitet 1800, qwndron mbi një qytetin e vjetër në brigjet e lumit Danub.

Bratislave, Sllovaki

STOKHOLM, Suedi – Kryeqyteti suedez ështw ndër qytetet e vjetra mesjetar dhe më të mira të Evropës, që datojnë në shekullin e 13-të.

Stokholm, Suedi

PORTO, Portugali – Njihet për verën, bregu i Portos ofron ura piktoreske, një lagje mesjetar dhe rrugë të ngushta me kalldrëm.

Porto, Portugali

VATIKANI – Zyrtarisht një qytet-shtet në Romë. Qendra e Vatikanit ndodhet rreth bazilikës së Shën Pjetrit dhe Sheshit të Shën Pjetrit. Shumë nga kryeveprat më të njohura të Italisë mund të gjenden në muzeumet masive të Vatikanit.

Vatikani

TALIN, Estoni – Kulla e shekullit të XV mbron qytetin e vjetër, një vend i UNESCO-s, kryeqendër kulturore e Estonisë.

Talin, Estloni

3 Most Common Fraudulent Drugs


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë