Komiteti Teknik i Ekspertëve në një deklaratë për media cilësoi se duhen masa shtesë për të frenuar përhapjen e Covid-19. Ekspertët përcaktuan se masat e marra janë:
- Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura
- Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet
- Të ndalohen konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej atyre familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.
Më tej drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, ka theksuar se ka një rritje të incidencës 14 ditore në 243 raste për 100 mijë banorë.
“Numri total i rasteve aktive ka pësuar rritje në 504 për 100 mijë banorë. Numri i pacienteve në spitale ka pësuar rritje krahasuar një jave më parë. Në tre spitalet Covid janë shtruar 406 paciente. Aktualisht rreth 20-25% e kapaciteteve janë ende të lira në katër strukturat e dedikuara për trajtimin e rasteve, ndërkohë që skenarët e përfshirjes së spitaleve rajonale janë gati në momentin që do ketë ezaurim të katër spitaleve Covid. Përqindja e humbjes së jetëve në raport me numrin e të prekurve është 2,2%.,” theksoi Fico.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.